If I Must Die...

Nëse do më duhet të vdes

Translated to Albanian by

Nëse do më duhet të vdes,

ti duhet të jetosh

për të treguar historinë time

për të shitur gjërat e mia

për të blerë një copë pëlhure

dhe ca fije,

(le të jetë e bardhë, me një bisht të gjatë)

që një fëmijë, diku në Gaza

me sytë drejt parajsës

duke pritur babanë që u largua si një flakë -

pa i dhënë lamtumirën askujt

as mishit të tij -

as vetes së tij

të shikoj balonën, balonën time të bërë prej teje, duke fluturuar lart

dhe të mendoj për një çast se një ëngjëll është aty

duke rikthyer dashurinë

Nëse do më duhet të vdes,

le të sjelli shpresë

le të bëhet tregim


Select poem translation

A poem by Refaat Alareer.